Vizito një muze … nga shtëpia jote!

Në kohën e izolimit nga koronavirusi, të gjithë mundohemi të gjejmë mënyra si të kalojmë kohën.

Rrjetet sociale janë të mbushura me aktivitete nga brenda katër mureve të shtëpisë, përfshirë gatimin, mësimin online, aerobinë, ndjekjen e serialeve apo filmave, punën nga shtëpia.

Një tjetër alternativë janë dhe muzetë e Shqipërisë, të cilët mund t’i vizitosh online.

VIZITO MUZETË ONLINE

Një faqe e posaçme e vënë në dispozicion nga ministria e Kulturës, ofron ture virtuale të muzeve të Shqipërisë.

Muzetë në Berat, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Krujë, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Voskopojë mund të vizitohen nga kompjuteri, shoqëruar dhe me shpegimet përkatëse.

Në Tiranë janë disa nga muzetë: Një bunker i përdorur si streha e fundit e regjimit komunist në kohë luftë, është kthyer në muze. Një shtëpi famëkeqe e mbuluar me gjethe që spiunonte dhe persekutonte qindra mijëra shqiptarë gjatë regjimit diktatorial, sot është kthyer në muze i njohur si “Shtëpia e Gjetheve”. Kjo shtëpi mban shume dosje dhe pajisje përgjimi të ruajtura mirë. Ndërsa Muzeu Kombëtar, më i madhi në vend, ka objekte dhe histori që nga kohet me te hershme. Një nga më te spikaturit është pavijoni i terrorit me foto, video, histori nga regjimi më i egër totalitar në Europë.

Ato mund t’i vizitosh edhe online.

Leave a Reply